Pragndeshja mes Partizanit dhe Tiranës rikthen emocionet e mëdha të futbollit shqiptar. Ndeshja që do të luhet në “Air Albania Stadium” ka nisur dhe ethet e para po ndihen te tifozët dhe jo vetëm.
Është gazetari i njohur Dritan Laci që në profilin e tij në “Facebook” ka postuar një foto me mbrojtësin e Partizanit, Egzon Belicën. Në diçiturën e fotos vihet re një koment aspak i përshtatshëm për pozicionin e Lacit. “Me pastruesin e minjve të Bashkisë”, shkruan gazetari, duke sulmuar kështu ekipin e Tiranës.
