Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Xhevahirët" e Partizanit dhe dështimi në shitje, 10 emrat që do nxirrnin "Demat" nga kriza

Shkruar nga NEWSPORT
"Xhevahirët" e Partizanit dhe dështimi në shitje, 10

Kur vjen fjala te futbolli, pashmangshmërisht mendja të shkon edhe te financat apo të ardhurat që klubet duhet të arkëtojnë nga shitja e talenteve që kanë në organikë. Në vazhdën e diskutimeve të fundit, aty ku Partizanit po I largohen "free" lojtarët, të vjen në mendje dështimi I gjatë I drejtuesve të kuq, të paktën për të rinovuar dhe përfituar diçka nga lojtarët që kanë pasur në organikë.

Kampionët ën fuqi të vendit nuk kanë ditur t'I shfrytëzojnë burimet që rrjedhin në skuadër, derisa vitet e fundit nuk kanë bërë asnjë transferim të madh, për të mbushur arkat e klubit, e të mendosh se në përbërje kanë pasur lojtarë si Rrahmani, Fejzullahu apo Mala. Gjithçka nis në vitin 2013, kur të kuqtë kishin në përbërje kapitenin e Kosovës që sot ka nënshkruar me Napolin, Rrahmanin apo edhe Mevlan Muratin. Dy talente që janë larguar pa "arkëtuar" kokër leku nga klubi I kuq.

Rradha I takon Ardian Cuculit, Arbnor Fejzullahut apo Mentor Mazrekaj e Atandës. Në vitet më vonë nuk është përfituar nga Ekuban apo Realdo Fili, I cili u largu falas drejt Botosanit. Situata e Alban Hoxhës me rinovimin dhe largimi I mundshëm nga Demat, I shtohet atij të Esat Malës që edhe pse "I ngujuar" nga klubi, nuk ka pranuar rinovimin duke u larguar kështu falas në fundin e sezonit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga