
Futbollisti kosovar i Arsenalit ka bërë diçka të veçantë. Sot, ai ka kaluar disa orë pranë disa tifozëve të vegjël të Arsenalit, ku kanë qenë të pranishëm dhe shumë lojtarë të tjerë të klubit.
Në prag festash, futbollistët kanë menduar t'ju kushtojnë pak nga koha e tyre fëmijëve, duke lënë për një moment jashtë planeve fushën e blertë.
Në një postim që ka bërë vetë lojtari në rrjetet sociale, ku treguar një foto nga momenti që ka kaluar me fëmijët, ai ka shkruar: “Nder i madh që të festojë Krishtlindjet me këta fëmijë të mrekullueshëm. Kalova çaste fantastike me këta fëmijë. Faleminderit".
Ky postim tregon, jo vetëm momentet e lumtura që kanë kaluar fëmijët pranë lojtarëve të Arsenalit, veçanarisht pranë Granit Xhakës, por dhe kënaqësinë që ky i fundit ka marrë nga koha kushtuar fëmijëve në prag festash.
[gallery columns="1" size="full" ids="67477"]
[gallery columns="1" size="full" ids="67478,67479"]