Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Wolfsburgu "çon" në Elbasan Kukësin, tamponë për gjithë verilindorët

Shkruar nga NEWSPORT
Wolfsburgu "çon" në Elbasan Kukësin, tamponë

Lojtarët e Kukësit kanë kryer ditën e sotme testin për COVID-19, në prag të ndeshjes ndaj Wolfsburgut që do të luhet të enjten në "Air Albania Stadium".

Skuadra verilindore ndodhet e grumbulluar në qytetin e Elbasanit, ndërsa përgjigjet do të dalin ditën e nesërme. Veç lojtarëve, tamponin e kanë bërë të gjithë pjesëtarët e stafit teknik dhe organizativ të ndeshjes.

"Ekipi ka kryer sot testin e Covid 19, në prag të ndeshjes ndaj Wolfsburg! Ekipi i grumbulluar në qytetin e Elbasanit, i është nënshtruar kontrollit, teksa përgjigjet pritet të dalin ditën e nesërme.

Krahas futbollistëve, tamponin e kanë kryer edhe stafi teknik dhe stafi organizativ i ndeshjes duke respektuar çdo protokoll të ardhur nga UEFA.

Skuadra jonë luan ditën e enjte ndeshjen e turit të dytë kualifikues ndaj Ëolfsburg në stadiumin "Air Albania"", shkruhej në njoftimin e klubit verilindor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga