
Milot Rashica është gati për ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Leipzigut. 22-vjeçari i Werder Bremenit pari të vjella pas ndeshjes së fundit kundër Hoffenheimit në kampionat. Kjo gjë bëri të ngjallte frikë dhe panik në radhët e skuadrës verdhjeshile, por ditën e sotme tekniku i tij Florian Kohfeldt i qetësoi të gjithë duke thënë se ylli shqiptar e ka rimarrë veten.
"Ai po ndihet mirë dhe po shkon në rrugën e duhur", bëri me dije për mediat trajneri i Werderit.
Ky është sezoni më produktiv i Rashicës teksa ka realizuar 11 gola dhe dhënë 6 asiste. Falë paraqitjeve të tij, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës është kthyer në idhullin e shumë tifozëve të Werderit.
Poll