
Vllaznia po i jep dorën e fundit përgatitjeve për sezonin e ri 2016-2017. Trajneri Cungu ishte në dilemë për portierin që do të aktivizohej në këtë takim. Megjithatë lajme të mira vijnë nga kampi shkodran, teksa mësohet që portieri i afruar në merkaton verore, Jasmin Agoviç e ka kaluar dëmtimin. Në këtë mënyrë ai pritet të jetë titullar në ndeshjen me Kukësin që do të zhvillohet ditën e mërkurë dhe kështu që trajneri Cungu ka siguruar një përforcim të rëndësishëm për takimin me verilindorët, siç është kuadrati i portës.
Poll