Vllaznia për femra do të luajë më 3 nentor një ndeshje mjaft rëndësishme. Vajzat shkodrane do të përballen në sfidën e Ligës së kampioneve ndaj skuadrës turke ALG Spor Kulubu dhe ndeshja do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 14:00.
Ditën e sotme skuadra ka prezantuar afrimet e reja që ka bërë në merkato dhe tashmë të gjitha vajzat janë gati për një ndeshje të rendësishme. Vllaznia sezonin e kaluar doli kampione duke treguar se në Superligën për femra nuk ka rivalë.