
Dje është luajtur takimi mes Vllaznisë dhe Partizanit, sfidë e cila është mbullur në "paqe", pasi të dyja skuadrat kanë mundur të marrin nga një pikë pas barazimit 1-1. Interesant në këtë përballje ka qenë fakti që te Vllaznia ishin dy lojtarët që më parë kanë qenë pjesë e "Demave të Kuq".
Bëhet fjalë për Xhevahir Sukajn dhe Renato Malotën, të cilët kanë përfituar nga rasti që janë përballur me ish-ekipin e tyre për të ndarë një moment me disa nga miqtë e tyre.
Renato Malota ka publikuar një foto para pak minutash në Instastory, në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet së bashku me Xhevahir Sukajn, Alban Hoxhën, Lorenc Trashin dhe Idriz Bathën.
Si duket ishi i kuq është bërë nostalgjik për kohën që ka qenë pjesë e Partizanit dhe ka përfitur ditën e djeshme të shkrepë një foto për ta ruajtur si një kujtim me miqtë e mirë të ish-skuadrës së tij.
[gallery columns="1" size="full" ids="215837"]