
Vllaznia kryeson Kategorinë Superiore me 9 pikë pas 3 javësh kampionat. Shkodranët fituan me rezultatin 3-2 ndaj Tiranës në minutat e fundit dhe tashmë në Shkodër kanë nisur të ëndërrojnë për titullin kampion. I ftuar në emisionin "Pressing", analisti Sulejman Starova u shpreh se Vllaznia nuk vodhi asgjë, por e meritoi fitoren.
Humbja e Tiranës? "Nuk më pëlqeu shprehja që Tirana ra në Shkodër pasi është vetëm fillimi i kampionatit. Vllaznia nuk vodhi asgjë, por mori atë që meritoi. Ndeshja është 90 minuta dhe është e drejt që ndeshje mbaron kur fishkëllen gjyqtari. Kur shënohen 5 gola krijohet dramë dhe është e bukur kur shënohen kaq shumë gola.
Është një nisje fantastike e Vllaznisë dhe ndryshimi i madh i Vllaznisë është që krah Bashkisë është edhe sponsori Xhaferri. Kjo mbështjet solli që zgjodhi stafin teknik dhe merkaton ia lanë në dorë stafit teknik. Vllaznia duket tani si një familje dhe këto fitore ia rrisin edhe më shumë besimin. Disa ndeshje nuk kanë vetëm vlerë 3 pikë, por kanë diçka më shumë. Objektivat nuk I ndalon askush, por unë mendoj se Vllaznia duhet të tentojë Kupat e Europës, por kanë mundësi të synojnë edhe titullin. Apolonia, Bylis, Kastrioti dhe Skënderbeu për mendimin tim nuk do të kapin Europën. Dy nga 6 skuadrat e tjera do e kenë një sy të mos shkojnë në vend të tetë".