Vllaznia nuk njeh pushime dhe ka programuar një tjetër miqësore. Shkodranët luajtën ditën e djeshme ndaj Tiranës në "Selman Stermasi" duke u mundur me rezultatin 1-2.
Tashmë stafi teknik ka gjetur një tjetër kundërshtar Superlige dhe ditën e diel do të përballen me Apoloninë. Sfida do të luhet në "Loro Boriçi", në orën 17:00 dhe do t'u shërbejë dy skudrave për të mbajtur në formë lojtarët para sezonit të ri të Superligës që nuk ka ende një datë zyrtare për rifillim për shkak të bojkotit të presidentëve të 10 skuadrave dhe ligës profesionste.

Poll