
Vllaznia do të luajë sot në "Loro Boriçi", sfidën e radhës në kampionat ndaj Luftëtarit. Pas humbjes në transfertë ndaj Teutës, shkodranët kërkojnë me çdo kusht kthesën. Për këtë takim trajneri Jonuz nuk do të ketë të gatshëm mbrojtësin Malota për shkak kartonash dhe Glirgorov për shkak dëmtimi.
"Hallet" te Vllaznia nuk mbarojnë me kaq pasi në dyshim janë edhe braziliani Hygor dhe Gurishta që nuk janë rikuperuar ende nga dëmtimi. Trajneri Jonuz ka gati planin "B", nëse konfirmohen këto dy mungesa dhe pritet t'i besojë Lekaj dhe Krujës nga minuta e parë. Gjitashtu ndryshim do të pësojë dhe porta pasi titullar pritet të luajë portieri i afruar sëfundmi, Efremov pas gabimeve të Laços dhe Sherrit.
Poll