Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vllaznia me grup të plotë, Laçi “i varur” nga sulmi! Gjithçka gati për finalen e KUPËS

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia me grup të plotë, Laçi “i varur” nga

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Vllaznis, do të zhvillohet të martën më 31 maj, në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Vllaznia e mbylli kampionatin në vendin e pestë dhe për të arritur një vend në Kupat e Europës, duhet të fitojë Kupën e Shqipërisë.

Lajme të mira për Mirel Josën në prag të sfidës finale kundër Laçit, pasi e ka ekipin e plotë. Josa në krye të Vllaznisë, mori dy fitore në po kaq ndeshje, të dyja me rezultatin 3-1 dhe duket se shkodranët janë në një moment të mirë.

Ndërsa në kampin kurbinas, i besojnë shumë sulmit. Guindo, golashënuesi më i mirë i Superiores, Mazrekaj nga e majta dhe Akiniemi nga e djathta, kanë bërë sezon shumë të mirë me fanellën e Laçit. Kurbinasit synojnë fitimin e Kupës së Shqipërisë për herë të tretë në historinë e tyre (2013, 2015).

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga