
Ardit Nikaj refuzon Vllazninë. Talenti 19-vjeçar shkodran që është pjesë e Akademisë nuk ka pranuar të rinovoi kontratën e tij me Vllazninë edhe pse drejtuesit e klubit ia ofruan pak ditë më parë. Shkodra Sport bën me dije se Nikaj nuk ka pranuar këtë ofertë jo për shkaqe financiare, por për shkak se nuk do të ketë shumë minuta aktivizimi e kjo ka bërë që lojtari të zgjedh një tjetër ekip.
E ardhmja e tij duket se do të jetë te Skënderbeu me klubin korçar që i ofron një rol si titullar në skuadër dhe mundësi aktivizimi. Tashmë ngelet për t'u parë nëse këto zëra merkato do të konfirmohen zyrtarisht.
Poll