Sot ishte radha e mesfushorit Florind Bardulla për të rinovuar me Vllazninë. Pas kapitenit Ndriçim Shtubina, edhe Bardulla do të jetë pjesë e kuqebluve për dy vitet e ardhshme. Një tjetër konfirmim i rëndësishëm për skuadrën e trajnerit Armando Cungu.