
Kryesuesit e Superligës shqiptare në futboll, Vllaznia ka marrë një lajm të mirë nga sponsori Alban Xhaferi. Pas fitores 0-1 në transfertë me Kukësin, shkodranët kanë "mbushur xhepat", teksa për të disatën herë këtë sezon është shpërndarë një bonus.
5 mijë euro janë ndarë për lojtarët dhe stafin vetëm për fitoren e fundit, me sponsorin e shkodranëve që duket se ka gjetur "ilaçin" e duhur për të tijtë. Tanimë çdo fitore është kthyer në "ves" te shkodranët, me lojtarët që marrin premio nga Xhaferi.
Poll