Tashmë konfirmohet edhe zyrtarisht, Etrit Berisha bëhet me skuadër të re. Portieri i Kombëtares është prezantuar ditën e sotme si lojtari i Spal dhe konfirmimi është bërë në faqen zyrtare të klubit. Pas aventurës te Lacio dhe Atalanta, gardiani i portës do të mbrojë një tjetër portë këtë sezon, por sërish në Serie A.
Berisha ka firmos kontratën e tij dhe nga sezoni i ri do të jetë titullari i Spal. Një lajm i mirë edhe për Kombëtaren tonë pasi një portieri do të ketë mundësi të tregojë veten e tij, ndryshe nga Atalanta ku në shumicën e ndeshjeve ishte në stol.

Poll