
Futbollisti Mehmet Ibrahimi ka nënshkruar kontratë profesioniste me klubin e Leipzig. Shqiptari i Kosovës luan prej vitesh te grupmoshat e klubit të Bundesligës, duke surprizuar me paraqitjet e tij. 16 vjeçari është shpërblyer nga drejtuesit për punën dhe përkushtimin në fushë, duke iu ofruar një kontratë për katër vitet e ardhshme. Leipzig prej vitesh luan në Bundesligë, duke surprizuar edhe në aktivitetet europiane.
Sulmuesi I majtë ka zhvilluar 14 ndeshje me moshat U17 të Lepzigut, duke realizuar katër gola dhe një assist. Kosovari mban nënshtetësinë gjermane dhe është ftuar nga kombëtarja e moshave të këtij vendi. Një duel të fortë do të ketë nga dy ekipet e futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës për talentin shqiptar. Mbetet të shihet nëse djaloshi do preferojë të luaj për kombin e tij apo do të vijojë të jetë pjesë e kombëtares gjermane të futbollit.