Kombëtarja kuqezi vijon stërvitjen intensive nën urdhrat e trajnerit Edi Reja për dy ndeshjet e radhës kundër Turqisë dhe Moldavisë. Për këtë sfidë, italiani ka ftuar Lorenc Trashin dhe Alban Hoxhën, dy futbollistët e Partizanit që arritën titullin kampion sezonin e shkuar.
Klubi kryeqytetas krenohet me dy lojtarët e tij dhe përmes një postimi në kanalin zyrtar shkruan: "Kampionët e kuq vijojnë përgatitjet intensive me kuqezinjtë në Durrës, për dy ndeshjet zyrtare ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Krenarë për ju kampionë".

Poll