
Një situatë tipike në prag të derbit është ajo mes Apolonisë dhe Lushnjes. Të dy-ja skuadrat ''thumbojnë'' njëra tjetrën, duke u munduar të tregohen më superior se kundërshtari. Një ''luftë'' në distancë mes drejtorit të akademisë së të rinjve fierakë (Bledar Borova) dhe lushnjarëve ka ditë që ''endet'' nëpër media. Reagimi i rradhës ka ardhur nga Apolonia ku përmendet fakti se fitorja vjet me u19 u dha atyre statusin e kampionit.
Sërish, në qëndër të vëmendjes është drejtori Borova. Në fund, ajo që do ''flasë'' do jetë fusha. Me datën 14 mars, përballë njëra tjetrës do jenë pikërisht Lushnja dhe Apolonia, në fushën e këtyre të fundit. Ky 90 minutësh përcakton shumë sa i përket ecurisë së sezonit.
Reagimi i plotë i Apolonisë:
Juve qe merreni me trajnerin Bledar Borova lekioni jone fillon neser dhe perfundon ne fund ama nje gje te dini si U19 si U17,U15 nuk i arrij nivelet tona kurre me ata trajnere qe keni. Vjet ju rrahem dhe dolem kampion ne U19 sivjet e kemi radhen me U17 dhe me ekipin A. #NeJemiApollonia #95ViteHistori