
Kukësi ka mbyllur seancën e sotme stërvitore të drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi verilindor ka bërë me dije që lojtarët janë në formë përveç Grecës, i cili vijon të stërvitet i diferencuar.
"Skuadra e F.K. Kukësit ka përfunduar përgatitjet për ditën e sotme. Ekipi ka kryer stërvitjen në kompleksin sportive “Internacional”, Pezë. Stafi teknik dhe të gjithë futbollistët kanë dalë në stërvitje rreth orës 12:00. Ekipi ka marrë përgatitjet e duhura dhe trajneri Ernest Gjoka i ka dhënë ngarkesën e duhur futbollistëve. Mesfushori Bedri Greca vazhdon me stërvitje të diferencuar. Lojtarët janë në formë të mire dhe duken gati për transfertën e vështirë të Laçit. Ndeshja kjo që do të luhet ditën e hënë, në orën 14:30, në Laç", shkruhej në faqen zyrtare të Kukësit.