
Skuadra e Tiranës po zhvillon seancën stërvitore të planifikuar nga stafi teknik në orën 18:30. Lojtarët bardheblu janë vënë mënjeherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Grupi është i plotë, ku katër futbollistë po kryejnë një stërvitje të diferencuar. Bëhet fjalë për Gentian Muçën, Dorian Kërçikun, Gilman Likën dhe Gjergj Muzakën.
Ky i fundit është në një fazë riaftësuese, ku po zhvillon disa vrapime rreth fushës së kompleksit "Skënder Halili".
Poll