Ka filluar derbi i 155-të i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës në "Air Albania". Në një stadium të tejmbushur, ku rivaliteti dhe mbështetja e madhe e tifozëve të elektrizon ka vend dhe për solidarizim midis të gjithë të pranishmëve.
Tifozët e ekipit të kuq para nisjes së sfidës kanë shpalosur banderolën e tyre, duke u solidarizuar me të prekurit e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. "Muret do ngrihen sërish, ëngjëjt do kujtohen përgjithmonë!" shkruajnë tifozët e kuq.
Në momentin e shpalosjes së banderolës janë solidarizuar edhe tifozët bardheblu të cilët kanë harruar për një çast rivalitetin duke duartrokitur banderolën e hapur nga tifozët e kuq.


Galeria fotografike ()
Poll