
Napoli ia doli të marrte një fitore të rëndësishme në shtëpi. Napoletanët mposhtën 2-0 Beneventon. I pari që shënoi ishte Mertens në pjesën e parë. Belgu godet mirë, duke mposhtur portierin.I dyti vjen nga Politano (66'), me sulmuesin italian që e ka të lehtë të dërgojë topin në rrjetë. Në minutën e 80-të, Koulibaly merr të dytin të verdhë, pas një ndërhyrje të ashpër.
Kështu, të besuarit e Gatussos shkojnë në kuotën e 43 pikëve, në vendine gjashtë. Në krahun tjetër, Benevento është e 16-ta me 25 pikë. Pas pak luhet Roma-Milan, supersifda e kësaj jave.
Poll