Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Tirana "shkërmoq" Partizanin, poker bardheblu dhe trofe në "Selman Stërmasi"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana "shkërmoq" Partizanin, poker bardheblu dhe trofe

U17/ Tirana 4 - 0 Partizani (Stiven Meculi 10', 57', Luis Birçaj 67', 86')

NDESHJA/ Është mbyllur 4-0 finalja mes Tiranës dhe Partizanit për moshat U17. Të besuarit e Migen Memellit kanë treguar supermaci në fushë, duke mposhtur pastër djemtë e Marko Pelinxhit. Ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë ka folur totalisht për bardheblutë, që kanë shënuar katër gola në duelin e orës 14:00.

Serinë e golave e ka hapur Stiven Meculi në të 10 minutë, teksa sërish i njëjti autor do të shënonte në të 57. Ka pasur vend edhe për Birçajn që me dy gola ka vendosur rezultatin 4-0. Kështu Tirana fiton Kupën e Shqipërisë.

Finale, Kupa e Shqipërisë - 14:00

Stadiumi: Selman Stërmasi

Arbitër: Dorjan Maletaj

Formacionet:

Tirana: Kozi, Velo, Blaceri, Gjuzi, Meculi, Markoci, Karaj, Ceka, Alla, Guci, Cereni Trajner: Migen Memelli

Partizani: Marku, Sota, Peqini, Ciku, Buxhelaj, Dezhgiu, Qehaja, Perlala, Shiba, Merja, Seitaj Trajner: Marko Pelinxhi

Komenti minutë pas minute:

90+3' Mbyllet 4-0 ndeshja në "Selman Stërmasi"

90' Tre minuta shtesë në fundin e ndeshjes

86' GOOL! Birçaj shënon golin e katërt për Tiranën

74' Del Buxhelaj, në lojë Tushaj për Partizanin

67' GOOL! Birçaj shënon golin e tretë për Tiranën, gafë e rëndë e portierit Marku

63' Karaj ka mundësinë e golit të tretë, shpërdoron Tirana

58' Klevi Qefalia hyn në lojë, del autori i golave Meculi

57' GOOL! Meculi shënon golin e dytë për Tiranën dhe të dytin personal

52' Partizani kërkon golin e barazimit, 2 raste të mira për të kuqtë

46' Nis pjesa e dytë

45+1' Mbyllet 1-0 pjesa e parë, vendos goli i Meculit në të 10 minutë

45' Një minutë shtesë

27' Tranversë për Partizanin, të kuqtë hedhin vështrimin drejt sulmit

23' Melsi Cereni humbet një rast të mirë për bardheblutë. I papërmbajtshëm sulmuesi

18' Partizani pranë barazimit, largon mbi vijë mbrojtësi Blaceri

11' GOOL! Tirana kalon në avantazh me Meculin, pas një aksioni nga e djathta e sulmit

8' Tirana inmponon rritmin, ndeshja luhet në mesfushën e Demave

3' Rrezikshëm Tirana, pret në dy kohë Marku

1' Nis ndeshja finale e Kupës me topin e shkelmuar nga Tirana

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga