Lushnja po vazhdon me përgatitjet në prag të sezonit të ri. “Delegatët” duket se kanë nisur një projekt ambicioz, teksa shpenzimet nuk mungojnë. Është Klodian Duro që ka në dorë drejtimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm futbollistik.
Së fundmi është vetë tekniku 44-vjeçar që ka ndarë një video përmes rrjeteve sociale, ku tregon momente nga seanca stërvitore. Të gjithën mund ta shihni më poshtë, teksa bie në sy prania e tifozëve në stërvitje.

Lushnja njihet për mbështetjen që ka nga tifozëria, ndërsa të gjithë presin rikthimin në Superiore. Rivaliteti do jetë i ashpër në Kategorinë e Parë sepse duhet luftuar me konkurrencën e klubeve si Dinamo, Flamurtari dhe Skënderbeu.