
Mentor Mazrekaj dhe Renato Malota kanë qenë prezent mbrëmjen e shkuar në Air Albania Stadium për të ndjekur nga pranë derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Dyshja që tanimë është pjesë e Laçit, në të shkuarën kanë veshur edhe fanellën e Partizanit dhe i njohin mirë emocionet e fushës.
Si Mazrekaj dhe Malota kanë zgjedhur të qëndrojnë me ultrasit e kuq, duke mbështetur skuadrën që bëjnë tifo. Kosovari dhe lezhjani kanë bërë paraqitje të mira me Demat, me fantazistin që është i lidhur me klubin. Duket se aventura si ultras ka shkuar mirë për dy futbollistët e Superligës, që në fund u zhgënjyen nga humbja 1-0 e Demave të Dajës.
Poll