
Leart Paqarada e ka bërë "sefete" që në ndeshjen e parë të Bundesligës dy në Gjermani. Mbrojtësi i Kosovës është pjesë e St Pauli dhe ka shënuar golin në fitoren 1-0 që skuadra e tij po merr aktualisht ndaj Holstein Kiel.
Paqarada ka shënuar një supergol nga distanca me të majtën e tij duke mos i dhënë asnjë shans portierit që të reagonte. Ky ishte goli i parë për mbrojtësin për këtë sezon, dhe mund të jetë i rëndësishëm për St Paulin që të marrë 3 pikët e para.
Poll