
Goli i sezonit në futbollin shqiptar vjen nga kampionati U17. Ditën e djeshme u luajt sfida e e Kategorisë së Parë për Grupin C, Labëria U17-Lushnja U17. Sfida u mbyll me fitoren 1-2 për skuadrën lushnjare, por goli I shënuar nga 17-vjeçarët e Labërisë mund të konsiderohet si më i bukuri i sezonit.
Në minutën e 34-të, Dario Dapaj gjuajti nga goditja e dënimit në një pozicion shumë të vështirë për të shënuar, por goditja e tij u ndal në fundit e rrjetës duke lënë të shtanguar portierin e Lushnjes. Për më shumë ndiqni videon e golit të postuar nga Labëria:
Poll