
Arbnor Muçolli është protagonisti kryesor te skuadra e Vejle në divizionin e parë të kampionatit danez. Lojtari i Kombëtares U-21 shënoi tre gola në takimin e sotëm që ekipi i tij luajti ndaj Roskilde. Ai tundi dy herë rrjetën në pjesën e parë (13', 30), ndërkohë që shënoi dhe të katërtin për të tijët në minutën e 83-të.
Përveç realizimeve, mesfushori shpeshherë kthehej shumë mbrapa për të ndihmuar skuadrën Vejle renditet në vendin e parë në kampionat, ku numëron 61-pikë. Distanca me vendin e dytë është 7 pikë, çka u jep atyre qetësine e nevojshme.
Poll