Kukësi – Skënderbeu 0-0
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami, Dvornekoviç, Musolli, Lena, Karioka, Emini, Pejiç. Trajner:Ernest Gjoka
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Orelesi, Gavazaj, Latifi, Xhejms, Salihi. Trajner: Ilir Daja
Gjyqtar: Enea Jorgji
3′- Loja nis vrullshëm për Kukësin, i cili fiton faull në hyrje të zonës së Skënderbeut dhe Marko Radas ndëshkohet me karton të verdhë. Kroson Karioka, por një dyluftim në zonë detyron Jorgjin të ndërpresë lojën për t’i ardhur në ndihmë dy futbollistëve të dëmtuar.
8- Skuadra e Skënderbeut nis të ushtrojë presing dhe e zhvendos lojën në gjysmëfushën e Kukësit. Loja bëhet më e bukur dhe më e dyluftuar.
10′- Goditja e parë nga këndi i takon miqve, por pa rrezik për Kukësin.
11′ – Situata ndryshon menjëherë. Pero Pejiç merr topin dhe zhvendoset pranë zonës së korçarëve, ndërhyn Mici dhe për Jorgjin është faull dhe karton i kuq. Kampionët mbeten në fushë me dhjetë vetë.
17′- Te Kukësi kanë marrë zemër dhe Eni Imami kërkon 11-metërsh pas një ndërhyrje në zonën e Skënderbeut, por për Jorgjin gjithçka është e rregullt.
21′ – Izair Emini tenton me një gjuajtje nga larg, por topi përfundon jashtë kuadratit të mbrojtur nga Orges Shehi.
25′ – Loja zhvendoset në mesin e fushës dhe të dy ekipet mbrohen mirë.
30′- Skënderbeu nis të marrë frenat e lojës, edhe pse me dhjetë vetë. Kampionët afrohen shumë pranë zonës së Koliçit, megjithatë ende nuk kanë mundur të shënojnë golin e parë.
35- Goditje dënimi në favor të Skënderbeut. Liridon Latifi merr një inkursion në krahun e majtë, por Shameti detyrohet ta ndalë vetëm me faull. Goditjen e merr përsipër vetë Latifi, por gjuajtja e tij përfundon në murin kuksian.
39′ – Eni Imami respekton Fair – Play, por në stolin e Kukësit irritohen. Madje trajneri Gjoka i tërheq vëmendjen.
42′ – Këndore në favor të Skënderbeut. Kroson Gavazaj, por largon Shameti në zonën e Kukësit.
45′ – Përfundon pjesa e parë në Kukës pa gol. Skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjes për të dalë në fushë sërish pas 15 minutash.