
Partizani ditën e djeshme zyrtarizoi një sulmues të ri nga Sllovenia. Ai është Dalibor Volas, i cili ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me të kuqtë. Një afrim emergjent ky pasi faza ofensive e të kuqve nuk është e plotësuar plotësisht. Tashmë kryeqytetasit kanë mësuar dhe lajmin e pjesëmarrjes në Champions League. 29-vjeçari i ardhur ka një karrierë të pasur, ku ka luajtur në kampionate të ndryshme europiane, një ndër to kampionati hungarez. Volas duket se e njeh mirë kundërshtarin e ri të Partizanit në Champions League, pasi kur luante për skuadrën hungareze të DVSC-Teva i ka shënuar gol pikërisht kundërshtarit të të kuqve në Champions. Megjithatë përballja e mbrëmjes së 13 korrikut ndërmjet Partizanit dhe Ferencvaroshit do të na e tregojë, nëse vërtet sulmuesi më i ri i "demave" do të arrijë të shënojë sërish.