
Të shtunën, Skënderbeu do të luajë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Korçarët do të presin të kuqtë në shtëpi, të cilët vijnë mjaft të karikuar në këtë sfidë. Uljet e temperaturave në gjithë vendin kanë sjellë reshjet e para të dëborës në qytetin juglindor.
Sot, ekipi korçar ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore dhe shihet që në anekset e stadiumit, fushat janë të mbuluara nga dëbora. Megjithatë as kjo s'i ndal bardhekuqtë që të stërviten intensivisht për të dhënë maksimumin në takimin e së shtunës.
Kujtojmë që ndeshja Skënderbeu - Partizani është programuar të luhet të shtunën në orën 13:45.
Poll