
Maliqi është një nga skuadrat pretendente për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë këtë sezon. Së bashku me Tomorin dhe Albpetrolin do të garojnë deri në fund për të dal kampion e më pas ngjitja në të Parën.
Duke parë ndalesën e kampionatit për shkak të pandemisë së covid-19, futbollistët e Maliqit vazhdojnë stërvitjen individuale për të ruajtur formën fizike.
Në faqen zyrtare, klubi ka postuar një video të lojtarëve duke treguar se asnjë prej tyre nuk e ka ndalur për asnjë ditë stërvitjen dhe puna vazhdon edhe pse në kushte jo shumë të mira për një futbollistë.
Poll