Sot në 11:30 Partizani ka zbritur sërish në fushë për përgatitjet e derbit me Tiranën që luhet të premte në 18:00. Trajneri Ilir Daja ka folur me futbollistët për afro 10 minuta, duke I përgatitur më tepër nga ana psikologjike dhe më pas ka ndarë detyrat.
Përpara nisjes së nxehmjes, Daja është parë t’u shpjegojë të tijve rolet në fushë me lap e letër në dorë. Mungesa e vetme për të kuqtë është ajo e Brajan Brown. Sulmuesi nga Xhamajka vijon të jetë I infektuar me Covid-19, duke qëndruar në karantinë. Për të kuqtë rikthehet Asani, teksa edhe Melo Cordeiro ka rritur intensitetin e përgatitjeve.