Sokol Cikalleshi ka gjetur edhe golin e dytë në sfidën ndaj Goztepe. Sulmuesi i kombëtares shqiptare në minutën e 72-të shënoi golin e dytë për Konyaspor, por edhe të dytin personal. Bomberi kuqezi i vetëm me portierin nuk gabon dhe gjuan saktë duke mposhtur për herë të dytë gardianin e portës kundërshtare.
Golin e parë, Cikalleshi e shënoi në minutën e 25-të pas një asist nga Gurlet. Sulmuesi kuqezi me portën bosh nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë dhe i dha avantazhin Konyaspor në pjesën e parë. Me këto dy gola, Cikalleshi arrin në kuotën e 4-të golave në Superligën turke në 12 ndeshje të zhvilluara deri më tani. Një ndeshje perfekte nga Cikalleshi që vjen në Kombëtare në formën më të mirë.