Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Shqipërinë U21 "s'e mbajnë gjunjët", disfatë e hidhur në Bullgari

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shqipërinë U21 "s'e mbajnë gjunjët",

Bullgaria U21 4-0 Albania U21 (Shopov 2', Petrov 4', Gruev 12', Nikolov 67' )

Shqipëria U21 ka pësuar një disfatë të thellë 4-0 ndaj Bullgari U21, në një ndeshje miqësore. Në Bullgari nuk pati shumë histori, me vendasit që shënuan shumë shpejt. Goli i parë erdhi nga Shopov pas dy minutash, ndërkaq mbrojtja vërtetoi që nuk është në ditën e saj, që në minutën e katërt, kur dyfishon Petrov. Të besuarit e Alban Bushit humbasin ekulibrat,  teksa pësojnë edhe golin e 3-të.

Gruev gjen mirë rrjetën, duke dërguar topin pas shpinës së portierit. Bullgarët e nisin me të njëjtin ritëm pjesën e dytë dhe kërkojnë me ngulm të "tundin rrjetën" përsëri.  Në minutën e 67-të, Nikolov shndërron në gol një penallti, duke e ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore. Djemtë tanë përpiqen të lënë gjurmë në këtë 90 minuëtsh, duke bërë golin e nderit, por nuk ia dalin dot.

Shqipëria U21 do përballet me Çekinë pas pak ditësh, në kuadër të Kualifikueseve të Euro 2023. Kuqezinjtë e vegjël do kërkojnë të hedhin pas shpine këtë humbje,  që lë pas një shije të hidhur.

Miqësore

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria U21: Laroshi. Kalaj, Dragoshi, Smajlaj, Cara, Mehmeti, Gjata, Bushaj, Ismajlgeci, Vangjeli, Marku.

Bullgaria U21: Vutsov, Diçev, Dimitrov, Gruev, Minçev, Mirçev, D.Mitkov, M.Mitkov, Petrov, Popov, Shopov.

Minutë pas minute:

90- Mbyllet takimi me shifrat 4-0.

67- GOLLL. Bullgari fiton një 11-metërsh, të cilin e shndërron në gol Vladimir Nikolov.

60- Bullgaria i afrohet golit të katërt. Petrovic me një roveshatë brenda zonës, por nuk kordinohet mirë. Vijon të mbetet rezultati në shifrat 3-0.

51- Qarkullojnë topin bullgarët.

46- Nis e dyta.

45- Mbyllen 45 minutat e para.

12- Djemtë tanë pësojnë edhe golin e 3-të. Ka qënë pikërisht Gruev që dërgon topin në rrjetë.. E pabesueshme se çfarë ndodh.

4- Golll. Sërish Bullgaria me Petrov. Mbrojtja e Kombëtares nuk duket në formë.

2- GOLL. Vendasit realizojnë shumë shpejt me anë të Shopov.

1- Nis ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga