Një numër i konsiderueshëm fansash u plagosën pas shembjes së një sektori në stadiumin ku ekipi nga Kili, Colo Colo po kryente stërvitjen e fundit përpara derbit. Pamjet kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregojnë qindra tifozë që mbështesin ekipin nga tribuna përpara se të shembej nga mbipesha. Klubi kilian në një komunikim për shtyp sqaron më tej çështjen.
“Një grup njerëzish nuk respektuan standartet minimale duke u ngjitur në një strukturë që nuk është për tifozë por për reklama. Kërcimet e tyre shkaktuan shembjen e strukturës. Fatkeqësisht, disa nga tifozët janë lënduar dhe janë në spital.” – bëri të ditur klubi Colo Colo.
VIDEO:
El momento exacto en que cayó el techo del Estadio Monumental
Tras esto, el plantel de Colo-Colo se fue a los camarines y se dio por finalizado el Arengazo
️: @prensapopularcl pic.twitter.com/SsHPdu8Ddh
— Sentimiento Popular (@prensapopularcl) September 30, 2022