
Mbyllet ndeshja në Estoni. Shkëndija fiton me rezultatin minimal 0-1. Një gol i Ibraimi që në minutën e 80' goditi saktë penalltinë. Më këtë fitore tetovarët kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.
Shkëndija ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 80-të me anë të një penalltie. Nga pika e bardhë Ibraimi godet saktë duke kaluar të tijë në epërsi.
Mbyllet pjesa e parë mes Nome Kalju dhe Shkëndijës me rrjeta të paprekura. Skuadra shqiptare nuk ka mundur të shënoi në fraksionin e parë të ndeshjes, por ka dominuar kundështarin gjatë gjithë minutave.
Shkëndija është afruar disa herë golit por pa mund të gjejë rrugën e rrjetës. Një gol në fushën kundërshtare do të bëjë që tetovarët të jenë akoma edhe më shumë favorit për ndeshjen e kthimit pasi një barazim do t'i komplikonte më shumë.
N. Kalju: Londak, Kulinitis, Avilov, Uge, Alidor, Mashitshev, Liliu, Subotin, Kirs, Markoviç, Paur.
T
Shkëndija e Tetovë: Zahiov, Mici, Bejtulai, Alimi, Musliu, Murati, Husman, Totre, Ibraimi, Radeski, B. Ibraimi.