
Lyoni fitoi mbrëmë 3-1 ndaj Strasbourg, në kuadër të Ligue 1. Xherdan Shaqiri e nisi si titullar këtë ndeshje për vendasit dhe la gjurmën e tij. Në minutën e 64-të, futbollisti shqiptar dha një assist për Denayer, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Ky është assisti i tij i parë në këtë kampionat, pas transferimit të tij nga Liverpool këtë verë. Sulmuesi ka filluar të përshtatet me skuadrën e re, çka të jep shpresë se mund të bëjë gjëra të mëdha këtë edicion, në një ligë të panjohur deri më tani për të.
https://twitter.com/i/status/1437165574010941453
Poll