
Janë mbyllur dy ndeshjet e para të Champions League për ditën e sotme të vlefshme për raundin e parë të grupeve. Borusia Dortmund ka bërë detyrën duke fituar 1-2 në transfertë ndaj Besiktas.
Skuadra gjermane mbylli llogarit që në pjesën me talentin Bellingham shënoi golin e parë në minutën e 20-të. Mesfushori gjuajti saktë brenda zonës duke mposhtur portierin vendas, ndërsa Haaland në fundin e pjesës së parë dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë, vendasit gjetën golin me Montero, por pa evituar dot humbjen dhe Dortmund mori 3 pikët e para në Champions.
Në sfidën tjetër, Sheriff Tiraspol ka shkruajtur historinë. Skuadra moldave ka fituar 2-0 ndaj Shakhtar dhe ka marrë fitoren e parë në historinë e saj në Champions League.
Në minutën e 16-të, Traore shënoi një supergol me rrovashat duke i dhënë epërsiënë Sheriffit në pjesën e pare, ndërsa në pjesën e dytë Yansane vendosi përfundimisht ndeshjen në 2-0 duke i dhënë 3 pikë Sheriffit.