
Në sfidën mes PSG-së dhe Metz, Kylian Mbappe ishte padiskutim personazhi kryesor, pas shënoi tri gola dhe deklaroi rinovimin e tij me klubin edhe për tri vitet e ardhshme.
Gjithsesi, vëmendje mori edhe Angel Di Maria, që luajti ndeshjen e fundit me fanellën e parisienëve. Argjentinasi arriti të shënojë golin e pestë të sfidës kundër Metz dhe menjëherë, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta duartrokitur.
Di Maria nuk mundi t’i mbante emocionet dhe shpërtheu në lot. 34-vjeçari i është bashkuar PSG-së në verën e vitit 2015 dhe pas 7 vitesh, do të largohet nga kryeqyteti francez. Destinacioni i ardhshëm? Me shumë gjasa Juventus…
MESSI’S SHOT HITS THE POST AGAIN 💀💀💀💀💀💀
— Ziad is back in pain (@Ziad_EJ) May 21, 2022
DI MARIA REBOUND GOAL pic.twitter.com/WfxjhkoE7x