
Futbolli në vend ka ndaluar për shkak të përhapjes së Coronavirus dhe futbollistët e të gjitha skuadrave apo moshave janë duke ndjekur këshillat e autoriteteve për të qëndruar në shtëpi. Vetizolimi është parë si diçka stresuese nga një pjesë e mirë e njerzve dhe për këtë arsye në internet qarkullojnë sfida të ndryshme.
Futbollistët e Kombëtares por jo vetëm I janë bashkuar sfidës teksa pas dezinfektimit të duarve xhonglojnë letrën higjenike. Këtë sfidë ka zgjedhur ta bëjë dhe një nga talentet e Akademisë së Tiranës U-19, Marin Abazaj. Futbollisti I bardhebluve në mënyrë perfekte arrinë të xhonglojë letrën higjenike ku bën gjithashtu dhe disa “freestyle”.
Poll