
Sevilla nuk ia doli të fitonte sonte ndaj Cluj në Europa League, teksa ndeshja u mbyll 1-1. Fillimisht Rumunët kaluan në avantazh me Deac me penallti në minutën e 59. 8 minuta nga fundi En Nesyri arrin të baraspeshojë shifrat. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Suso, ish lojtari i Milanit.
Kujtojmë që Europa League është një objektiv i spanjollëve, ata e njohin mirë këtë kompeticion pasi e kanë fituar shumë herë në vitet e fundit. Sa i përket kampionatit, lufta vijon për një vend në Champions.
Poll