
Polonia arriti të merrte dje një fitore të rëndësishme 0-1 ndaj Shqipërisë në "Air Albania". Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Swiderski në minutën e 77-të. Lojtari polak festoi poshtë tribunës së tifozëve shqiptarë duke i provokuar, ndërsa këta të fundit nuk u përmbajtën duke hedhur shishe dhe sende në drejtim të tij.
Gjyqtari Turpin ndërpreu ndeshje për disa minuta dhe më pas gjithçka nisi normalisht. "Inati" i tifozëve me Swiderski nuk u mbyll me aq pasi edhe pas ndeshjes lojtari polak u godit me sende dhe ndërpreu në mes intervistën për të mos rrezikuar më shumë. E gjithë kjo u filmua nga mediat polak me Swiderski që u hyri menjëherë në dhomat e zhveshjes.
https://twitter.com/sport_tvppl/status/1448040129956884484?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1448040129956884484%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fpublish.twitter.com%2F%3Fquery%3Dhttps3A2F2Ftwitter.com2Fsport_tvppl2Fstatus2F1448040129956884484widget%3DTweetPoll