Këtë fundjavë në kampinati gjerman bëri bujë momenti kur kapiteni i Eintracht Frankfurtit, David Abraham rrëzoi në tokë trajnerin e Frieburg Christian Streich.
Ishte minuta e 90-të e ndeshjes dhe Frieburg ishte duke fituar minimalisht ndaj Eintracht Frankfurtit dhe topi del në rivënie anësore, ndërsa shkon për të marrë topin kapiteni Abraham shtyn me qëllim në tokë trajnerin Streich që përfundon I shtrirë në tokë. Kaq ka mjaftuar që lojtarët e të dyja skuadrave të përfshihen në një përleshje mes tyre.
Disiplina në Gjermani ka vendosur ditën e sotme dënimin me 7 javë për Davide Abraham për gjestin e tij ndaj trajnerit të Abrashit dhe një gjobë prej 25 mijë eurosh. Mesfushori i Kombëtares nuk ishte i pranishëm në këtë ndeshje për shkak të dëmtimit dhe për këtë arsye humbi dhe dy ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës.