
Aristoteles Romero ishte një nga afrimet e Partizanit në këtë merkato vere. Mesfushori ende s’është prezantuar nga klubi i kuq, megjithatë në miqësoret e zhvilluara ka marrë minuta. Trajneri Dritan Mehmeti u shpreh se potenti i mesfushës s’është ende në formën më të mirë fizike dhe për të ka nisur një trajtim i veçantë.
E këtë e tregon edhe vetë Romero që në ditën kur nuk ka stërvitje skuadra, ai zgjedh rrugët e Sllovenisë për të vrapuar. Në një video të postuar në rrjetet sociale, shfaqet në top formë. Pritet me interes të shihet nëse aventura e tij te Partizani do të jetë njësoj si para dy vitesh apo këtë herë ndryshimin e premtuar do ta tregojë dhe në fushë.
Poll