Reginaldo do vazhdojë me Dinamon gjatë sezonit të ardhshëm, pasi klubi ka vendosur ta kthejë në gjirin e tij. Newsport.al tregoi se sulmuesi është bashkuar me blutë e kryeqytetit gjatë ditës së sotme në Pogradec.
Më poshtë mund të shihni një video të postuar nga vetë Reginaldo përmes rrjeteve sociale, ku ndodhet në makinë duke kënduar këngën në sfond. Sulmuesi duket mjaft i motivuar për të ardhmen. Kujtojmë se 32-vjeçari u afrua në janarin e këtij viti, por nuk la gjurmë me Dinamon që ra nga kategoria.
Mbeten për t’u parë si do jenë paraqitjet në Kategorinë e Parë, pasi ekperienca e sulmuesit nga Mozambiku mund ta ndihmojë Dinamon për t’u kthyer mes më të mirëve.