Dhuna është rikthyer edhe njëherë në futbollin shqiptar. Si zakonisht është e pranishme në kategoritë inferiore ku edhe interesi dhe kontrolli është shumë më i ulët. Rasti i fundit vjen nga ndeshja e sotme e Kategorisë së Dytë mes Tepelnës dhe Këlcyrës që përfundoi 4-1 për vendasit.
Ekipi i Këlcyrës denoncon dhunën e ushtruar ndaj tyre në këtë ndeshje. Nëpërmjet një video ata denoncojnë se janë dhunuar pas shënimit të golit të parë. Gjithashtu ekipi i Këlcyrës ka denoncuar disa persona që i kanë bërë presion ekipit për të toleruar ndeshjen kundër Tepelenës.
Momentet e dhunes ne fushe , rezultati ka qene 0 me 1 !!!
Gepostet von KF Kelcyra 1981 am Sonntag, 8. April 2018
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.