
Real Madrid ka arritur të fitojë në transfertë kundër Deportivo La Korunjës me rezultatin 2-6. Madrilenët e drejtuar nga Zinedine Zidan kanë bërë gjithçka mirë teksa kaluan që në fillim në avantazh me Moratan.
Më pas nuk kishte më histori pasi madrilenët nuk e diskutuan në asnjë moment fitoren. Ashtu si Barcelona fitoi me rezultatin e thellë 7-1, edhe Reali bëri të njëjtën gjë në stadiumin e Deportivo La Korunjës.
Pas këtij takimi, madrilenëtë renditen në vendin e dytë me pikë të barabarta me Barcelonën kryesuese.
Poll