Milot Rashica po përjeton një nga momentet më të mira në karrierën e tij futbollistike. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës është shndërruar në një futbollist kyç për Galatasarayn.
26-vjeçari ka mahnitur Turqinë ditën e sotme, teksa ka arritur të shënojë golin e tretë për gjigantët turk. Një sprint prej 60 metrash dhe në fund topi që përfundon në rrjetë. Një gol fantastik ky për Rashicën në kampionatin turk, ku më pas dardani mori përsëri rolin e protagonistit duke asistuar dhe për Mertens.
Mbetet për t'u mësuar nga Federata Turke, nëse goli do t’i quhet Rashicës apo do të vlerësohet si autogol, pasi topi u përplas me lojtarin kundërshtar dhe përfundoi në fundin e rrjetës.
Basaksehir – Galatasaray 0-7
VIDEO:
Asisti i Rashicës për Mertens